• петок, 08 ноември 2024

IDF njoftoi se përgjigja ndaj sulmit iranian do të jetë "serioze dhe domethënëse".

IDF njoftoi se përgjigja ndaj sulmit iranian do të jetë

Tel-Aviv, 5 tetor 2024 (MIA) - Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) sot kanë bërë të ditur se po planifikojnë t'i përgjigjen sulmit iranian me raketa balistike ndaj Izraelit të martën dhe paralajmëruan se përgjigja do të jetë "serioze dhe domethënëse".

IDF thekson se sulmi iranian me mbi 180 raketa balistike ndaj Izraelit "do të ketë pasoja".

"Tajms of Izrael" raportoi se sulmi shkaktoi dëme në të gjithë Izraelin, duke përfshirë edhe bazat ajrore izraelite, megjithëse ushtria njoftoi se nuk është goditur asnjë aeroplan apo infrastrukturë kritike.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite thekson se operacioni tokësor në Libanin jugor është "i kufizuar dhe i lokalizuar" dhe se brenda tij kryhen sulme të synuara për të shkatërruar infrastrukturën e grupit militant libanez Hezbollah në zonën kufitare, veçanërisht në fshatra, afër kufirit izraelit në mënyrë që të lejojë banorët e Izraelit verior të kthehen në shtëpi.

Por IDF shtoi se operacionet në Libanin jugor do të zgjeroheshin në një zonë më të madhe nëse është e nevojshme, pavarësisht synimit të saj për t'i dhënë fund operacioneve sa më shpejt të jetë e mundur.

Irani lëshoi ​​më shumë se 180 raketa kundër Izraelit të martën, duke thënë se kjo ishte në hakmarrje për vrasjet e liderëve të Hezbollahut dhe Hamasit, si dhe për agresionin në Gaza dhe Liban.

Në reagimin e tij fillestar, që të martën në mbrëmje, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Irani do të "paguajë" për sulmin. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан