• сабота, 09 ноември 2024

Orban parashikon se Qeveria e re amerikane e Donald Trampit do të ndalë ndihmën për Ukrainën

Orban parashikon se Qeveria e re amerikane e Donald Trampit do të ndalë ndihmën për Ukrainën

Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Administrata e re amerikane e Donald Trampit do të ndalet me dhënien e ndihmës për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, deklaroi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban para mbledhjes së Këshillit evropian në Budapest.

Orban është nikoqir i samitit të BE-së një ditë pas takimit të Bashkësisë politike evropiane, ku kanë marrë pjesë liderë të BE-së dhe përfaqësues të lartë nga 47 vende evropiane.

Në takimin e sotëm të Këshillit Evropian, lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore.

Shumica e funksionerëve të lartë të 27 vendeve të BE-së besojnë se furnizimi i Ukrainës me armë dhe para është kyç për sigurinë e kontinentit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан