• вторник, 24 декември 2024

Siljanovska Davkova: Marrja e certifikatës nga KSHZ-ja dhe shpallja në Kuvend janë finale formale e zgjedhjeve

Siljanovska Davkova:  Marrja e certifikatës nga KSHZ-ja dhe shpallja në Kuvend janë finale formale e zgjedhjeve

Shkup, 11 maj 2024 (MIA) - Gordana Siljanovska Davkova para pranimit të certifikatës për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në deklaratë për MIA-n tha se deri te anëtarët e KSHZ-së i ka përcjellë konkluzionet e misionit vëzhgues dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, duke i falënderuar për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve.

"Certifikata i paraprin gjithmonë shpalljes që do të bëhet nesër në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Kurorëzimi formal apo finalja formale e zgjedhjeve. I falënderova në mënyrë të duhur anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u thashë atë që dëgjova nga misioni vëzhgues dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së, se ata ishin të kënaqur me punën e tyre, se kishte incidente, por edhe për sa i përket afateve dhe veprimit, se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka kryer punën në përputhje me ligjin", tha Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se deri më tani nuk kemi dëgjuar formulimin nga OSBE dhe ODIHR që të jetë “të drejta dhe demokratike” dhe se kjo është një shprehje e shumëpritur.

"Do të dëgjojmë formulimin e saktë nga OSBE dhe ODIHR, ne për fat të keq deri më tani nuk kemi dëgjuar të drejta dhe demokratike, ndërsa kjo është shprehja e shumëpritur, zakonisht zgjedhjet janë realizuar dhe menaxhuar mirë dhe kështu me radhë. Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, nuk ka lëndë që janë në procedurë, ka vetëm për parlamentare", tha Siljanovska Davkova.

Certifikatën Siljanovska Davkovës ia dorëzoi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, pasi KSHZ-ja në seancën e kaluar e publikoi përfundimin e rezultateve zgjedhore dhe konstatoi se ajo është zgjedhur presidente me shumicën e votave nga votuesit. Siljanovska Davkova fitoi 561.000 vota, kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski, për të cilin votuan 251.899 votues.

KSHZ-ja duhet të parashtrojë raport deri te Kuvendi që të caktohet seancë për inaugurimin e presidentes së re që do të mbahet nesër në mesditë. 

Profesoresha universitare Gordana Siljanovska - Davkova do të jetë presidenti i gjashtë i Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë pozitë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан