• среда, 25 декември 2024

Shqipëria do të stërvit ushtarë ukrainas në komandën e NATO-s

Shqipëria do të stërvit ushtarë ukrainas në komandën e NATO-s

Tiranë, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria shqiptare mori vendim për pjesëmarrje të forcave të armatosura shqiptare në komandën e NATO-s në Vizbaden, Gjermani, për ndihmë dhe stërvitje të forcave ukrainase.

Sipas vendimit, në këtë mision do të angazhohen katër eprorë ushtarakë shqiptarë, qëllimi i të cilave është dhënia e ndihmës dhe stërvitjes së personelit të forcave të armatosura ukrainase.

U planifikua që misioni të zgjat tre vjet, me rotacione në çdo 180 ditë. bsh/

Остани поврзан