• вторник, 14 јануари 2025

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në konferencë të Komitetit ushtarak të NATO-s

Shkup, 14 janar 2025 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski prej nesër do të qëndrojë në konferencë të rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në format të shefave të Shtatëmadhorive nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerët.

Siç informoi Ministria e Mbrojtjes, në ditën e parë të konferencës, do të mbahen sesione të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohet për më shumë tema, mes të cilave gjendja e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së Aleancës dhe gatishmërisë për mbrojtje dhe përgjigje, modernizimin dhe interoperabilitetin e NATO aleancës, kontributin ndaj stabilitetit dhe sigurisë, kërcënimet, rreziqet dhe sfidat.

Në ditën e dytë do të bisedohet për gjendjen globale të sigurisë dhe ardhmërinë e partneritetit në pjesën e bashkëpunimit në sferën e sigurisë dhe menaxhimin me kriza. Mes tjerash, do të bisedohet edhe për ndryshimet klimatike, sigurinë e ushqimit dhe sigurisë, migrimin joligjor, krimin e organizuar dhe ndikimin e aktorëve joshtetërorë në sigurinë.

Gjenerali Lafçiski do ta vizitojë edhe Komandën supreme të aleatëve të NATO-s për operacione në Mons, me ç'rast do të vizitojë edhe delegacionin e vendit tonë në NATO, të sistemuar në Mons dhe Bruksel, si dhe oficerët e shtabit, të sistemuar në strukturën komanduese të NATO-s.

Autoriteti më i lartë ushtarak i aleancës së NATO-s, Komiteti ushtarak në format të shefave të Shtatmadhorive, takohet dy herë në vit në selinë e NATO-s në Bruksel dhe një herë në vit mbahet në një nga vendet anëtare aleate në bazë të rotacionit. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан