• петок, 22 ноември 2024

SHBA-ja e refuzon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dhënien e urdhrave për arrestime të zyrtarëve izraelitë

SHBA-ja e refuzon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dhënien e urdhrave për arrestime të zyrtarëve izraelitë

Uashington, 21 nëntor 2024 (MIA) – SHBA-ja e refuzon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë (GJNP) që të japë urdhra për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish ministrit të mbrojtjes së vendit, Joav Galant, deklaroi sot zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. 

“SHBA-ja në thelb kundërshton vendimin e gjykatës për të lëshuar urdhërarreste për zyrtarët e lartë izraelitë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin me të cilin prokurori kërkoi lëshimin e atyre urdhërarresteve, si dhe gabimet shqetësuese në procesin që çuan në atë vendim", tha zëdhënësi, duke shtuar se SHBA-ja dhe partnerët e saj po shqyrtojnë hapat e ardhshëm. 

Më parë sot, GJNP dha urdhra për arrestim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ish ministrit të tij të mbrojtjes Joav Galant dhe përfaqësues të lëvizjes palestineze Hamas. 

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Gazë dhe sulmeve në tetor 2023 që e shkaktuan ofensivën izraelite ndaj territoreve palestineze. fc/

Остани поврзан