• вторник, 24 декември 2024

Shënohet 70 vjetori nga themelimi i Klinikës së Urologjisë në Shkup

Shënohet 70 vjetori nga themelimi i Klinikës së Urologjisë në Shkup

Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Në hapësirat e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, pasdite u shënua solemnisht 70 vjetori i themelimit të Klinikës së Urologjisë.

Sipas u.d. drejtorit, mjeku Bashkim Shabani, përvoja dhe këmbëngulja shtatëdhjetëvjeçare është dëshmi e një historie suksesi të Klinikës së Urologjisë me përkushtim të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe punonjësve. Me investimin e vazhdueshëm në pajisje moderne dhe bashkëkohore, siç shtoi Shabani, kjo klinikë ka arritur të numërohet në mesin e klinikave më të mira në sistemin tonë shëndetësor. 

"Reparti urologjik pranë Klinikës kirurgjikale është formuar në gjysmën e dytë të vitit 1954. Ky hap paraqet objektin e parë të veçantë urologjik në Maqedoni. Gjithashtu, konfirmim i parë zyrtar dhe publik për ekzistencën e urologjisë si degë e pavarur mjekësore në Maqedoni", tha ai para të pranishmive. 

Shabani fillimisht u përqëndrua në historinë e klinikës, e më pas se si është tani.

"Çdo vit kryhen më shumë se 16,000 shërbime ambulance, ekzaminime, ndërhyrje dhe procedura diagnostike. Hospitalizohen rreth 4.700 pacientë, kryhen më shumë se 3.600 intervenime kirurgjike në nivel vjetor. Klinika sot është një institucion modern kirurgjik, struktura e personelit të e së cilës ka gjithsej 73 punonjës dhe 29 persona të angazhuar me kontratë në vepër. Për momentin, në klinikë edukohen 26 mjekë në specializim", njofton Shabani. 

Në ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili mbajti fjalim.

 "Është shumë e rëndësishme kur ka traditë, tradita flet edhe për vlerat në një klinikë. Jam shumë i lumtur që në këtë klinikë ka pasur mësues të mirë, të cilët kanë prodhuar pasardhës mjaftë të mirë. Ka një thënie, thotë, "dituria nuk është dituri, por dituria është të dish të japësh". Dhe pikërisht në Klinikën e Urologjisë kemi njerëz të tillë, të cilët dijnë t'u japin dituri të gjerë brezave të ardhshëm", vlerësoi ministri. 

Ai njoftoi se në këtë klinikë janë duke u rregulluar hapësira dhe shpreson se për një muaj apo dy do ta vizitojë atë në një pamje të re. qa/bsh/

Foto dhe video: MIA

Остани поврзан