• четврток, 17 октомври 2024

OBSH: Kolera është konfirmuar në Liban, rreziku nga përhapja është "shumë i lartë"

OBSH: Kolera është konfirmuar në Liban, rreziku nga përhapja është

Gjenevë, 16 tetor 2024 (MIA) - Rreziku nga përhapja e kolerës në Liban është “shumë i lartë”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë pas zbulimit të rastit të parë të sëmundjes në atë vend të prekur nga konflikti.

OBSH-ja e ka theksuar rrezikun e përhapjes së kolerës midis qindra mijëra njerëzve të zhvendosur pasi Izraeli përshkallëzoi një fushatë ajrore kundër Hezbollahut dhe nisi një ofensivë tokësore që synonte të largonte grupin nga kufiri i tij verior me Libanin.

"Nëse shpërthimi i kolerës ... përhapet te njerëzit e sapo zhvendosur, mund të përhapet shumë shpejt", deklaroi Abdinasir Abubakar, përfaqësuesi i OBSH-së në Liban, në një konferencë onlajn për shtyp.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se është konfirmuar një rast i kolerës te një shtetas libanez, i cili shkoi në spital të hënën. Pacienti, nga Amunie në Libanin verior, nuk kishte histori udhëtimi, theksoi Ministria. mb/ 

Остани поврзан