• недела, 24 ноември 2024

Nuk ka arsye për druajtje nga mungesa e përhershme e qumështit, thonë përpunuesit

Nuk ka arsye për druajtje nga mungesa e përhershme e qumështit, thonë përpunuesit
Shkup, 14 shtator 2022 (MIA) – Prodhimi i qumështit të papërpunuar është zvogëluar, para së gjithash, për shkak të thatësisë dhe shtrenjtimit të ushqimit të gjedheve, por në përgjithësi nuk mund të flitet për mungesë të përhershme, e as nuk ka hapësirë për druajtje të tilla, thonë përpunuesit. Sipas tyre, të dyja palët edhe industria përpunuese edhe prodhuesit e përballur me rritjen enorme të shpenzimeve dhe shtrenjtimit të energjensave për 400 - 500 për qind, bëjnë përpjekje maksimale për ta rritur çmimin e blerjes që në krahasim me vitin e kaluar shënon rritje prej rreth 40 për qind, ndërsa tek fermerët me cilësi të lartë është edhe mbi 50 për qind. "Sfidat në industrinë e qumështit nuk janë asgjë e re. Nëse i përkujtojmë vitet 2011 dhe 2016 do të shohim se temat kanë qenë të njëjta. Gjatë periudhës gjegjëse prodhimi i qumështit të papërpunuar është zvogëluar fillimisht për shkak të thatësisë dhe shtrenjtimit të ushqimit të gjedheve nga importimi i së cilit jemi të varur tradicionalisht. Megjithatë, mund të thuhet se nuk bëhet fjalë për mungesë të përhershme të qumështit, nuk ka arsye për druajtje të tilla. Duhet të thuhet edhe se perceptimi i mungesës kontribuon edhe për konsumin e rritur dhe blerjen për shkak të zërave se nuk do të ketë qumësht, si edhe të Shoqatës për Bujqësi dhe Industri Ushqimore në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut". Petrushev porosit se "në një situatë të tillë do të ishte mirë përfundimisht të vijë edhe drejt realizimit të pagesë së paralajmëruar të të gjitha subvencioneve të tjera për një litër qumësht të dorëzuar, si edhe për dy denarët e paralajmëruar intervent për një pjesë të qumështit të dorëzuar në vitin 2022". Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dje paralajmëroi se Programi intervent do të plotësohet me masë për mbështetje financiare dhe qumësht të dorëzuar të lopëve, dhenve dhe dhive. Para dy ditësh, ministri Lupço Nikollovski e konfirmoi se qumësht do të ketë. Siç tha, do të sigurohen produkte ushqimore të mjaftueshme ndërsa kësisoj do të jetë edhe për qumështin. “Në kuadër të marrëveshjes për sigurimin e ushqimit të cilën e lidhëm në kuadër të Samitit të fundit të Ballkanit të Hapur, u formua edhe Komision i cili i analizoi të gjitha kapacitetet e depove të të gjitha tre shteteve, e gjithë kjo me qëllim që t’i sigurojmë qytetarët me produktet themelore në kuadër të këtyre tre vendeve. Ne për 30 për qind propozojmë rritje të subvencioneve themelore për një frymë në kuadër të blegtorisë, i eliminuam të gjitha masat të cilat keqpërdoreshin deri më tani në bazë të të gjitha analizave dhe besoj se ky koncept do të japë mbështetje serioze në pjesën e blegtorisë, si dhe masat e tjera nga programi i zhvillimit rural”, shtoi Nikollovski. Nga Ministria e Ekonomisë për MIA-n potencojnë se në vazhdimësi ndiqet gjendja në treg me produktet ushqimore kryesore në të cilat hyn edhe qumështi. "Për këtë qëllim gjatë periudhës së kaluar u sollën dy masa të rëndësishme: kufizimi i marzhit tregtar deri në 10 për qind të qumështit të qëndrueshëm të lopëve me yndyrë 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind me validitet deri më 30 shtator 2022 dhe në vijim janë analizat për arsyeshmërinë e marzhit tregtar dhe vazhdimit eventual për periudhën e ardhshme si edhe heqja e normave doganore për importim nga bota e dy numrave tariforë nga tarifa doganore edhe atë për qumësht pa koncetrate dhe pa sheqer të shtuar ose materie të tjera për ëmbëltim me numër tarifor 0401 50 39 00 me normë doganore prej 20 për qind dhe për qumësht me koncetrat ose me sheqer të shtuar ose materie të tjera ëmbëltuese me numër tarifor 0402 91 59 00 me normë doganore prej 15 për qindë. Aplikimi i normave doganore të pezulluara prej 20 në 0 dhe 15 për qind në 0 për qind ka filluar të aplikohet më 1 shtator 2022 dhe do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022", theksojnë nga Ministria e Ekonomisë. Qeveria e Serbisë më 6 shtator të këtij viti solli vendim për ndalesën për eksportimin e qumështit të papërpunuar dhe të pasterizuar, përveç për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Остани поврзан