• недела, 06 октомври 2024

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar në Kosovë teksa ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin me traktor bashkë me dy persona të tjerë

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar në Kosovë teksa ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin me traktor bashkë me dy persona të tjerë

Prishtinë, 4 tetor 2024 (MIA) - Një njësi e Policisë Kufitare të Kosovës dje ka kapur tre persona të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Kosova në Maqedoninë e Veriut me traktor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në raportin ditor të policisë thuhet se, në përpjekje për t'i ndaluar në qellimin e tyre, njëri nga të dyshuarit ka tentuar t'i sulmojë policët.

Njëri nga personat është arrestuar, ndërsa dy të tjerët kanë ikur.

"Është raportuar se njësia policore gjatë patrullimit në vijën kufitare ka hasur në një traktor me tre të dyshuar të cilët po tentonin të kalonin kufirin nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar të sulmojë policët. Lidhur me rastin është arrestuar një burr i dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga personi është marrë një objekt i mprehtë (thikë) që është përdorur në rastin. Sipas vendimit të prokurorisë, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar", thuhet në raportin e polcisë. ls/ 

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан