Nënpresidenti iranian: Bota pret që administrata e Trampit t'i ndalojë luftërat në Gazë dhe Liban
- Nënprersidenti i parë iranian Muhamed Reza Aref sot deklaroi se bota pret që administrata e ardhshme amerikane e Donald Trampit menjëherë t'i ndalojë luftërat e Izraelit në Gazë dhe Liban.
Riad, 11 nëntor 2024 (MIA) - Nënprersidenti i parë iranian Muhamed Reza Aref sot deklaroi se bota pret që administrata e ardhshme amerikane e Donald Trampit menjëherë t'i ndalojë luftërat e Izraelit në Gazë dhe Liban.
"Qeveria amerikane është mbështetësi kryesor i aksioneve të regjimit sionist (Izraelit) dhe bota pret premtimin e qeverisë së re të atij vendi menjëherë t'i ndalojë luftërat kundër popullit të pafajshëm të Gazës dhe Libanit", tha Arefi në samitin e përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Arabinë Saudite.
Ai, gjithashtu, i dënoi vrasjet e fundit izraelite të liderëve të Hamasit palestinez dhe Hezbollahut libanez, duke i quajtur terrorizëm të organizuar.
Foto: Arkivi i MIA-s