5 tetor 2024
Kriva Pallankë - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtori i Bankës Botërore, Masimiliano Paoluçi dhe drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski do të mbajnë fjalim për fillimin zyrtar të përmirësimit dhe rindërtimi i vendkalimit kufitar në Deve Bair. (Vendkalimi kufitar Deve Bair/13:30)
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re. (Pres-qendra e Qeverisë/12:00)
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë. (Ambientet e Qendrës për ndërmarrje sociale, rr. "Maqedonia" p.n, prapa Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë/11:00)
Shkup - Ambasadori i Japonisë, H.E. Kazuja Ocuka, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, Svetozar Janevski, kryetar i Verërave të Maqedonisë dhe Elena Mlladenovska, drejtoreshë ekzekutive e Verërave të Maqedonisë, do të mbajnë fjalim me rastin e Ditës botërore të "Vranecit" dhe 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike pas së cilës do të pasojë koncert i ambasadorit të "Vranecit" Kazuhiro Kotecu së bashku me Orkestrën kamertale të Manastirit. (Opera dhe Baleti Kombëtar/18:30)
Shkup - Drejtori i ISHT, Goran Trajkovski do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me vendimin e Qeverisë për marzhe deri në 10%. (ISHT, kati 3, rruga "Luj Paster"/13:00)
Shkup - Konferencë për shtyp e zëdhënëses së LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. (Shtabi i LSDM-së/11:00)
Shkup - Shoqata EZRA do të mbajë piknik kushtuar ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. (Parku i Qytetit, Guaca/11:00)
Shkup - Festimi i 20 vjetorit të manifestimit "Nata e Bardhë" e organizuar nga Salla Universale, në disa lokacione në ambiente të jashtme, ngjarje muzikore, ekspozita, shfaqje, punëtori dhe shfaqje të tjera kulturore dhe artistike.
Shkup - NATA E BARDHË 2024
- Ekspozita e pikturave të Jana Lulovskës - "Effortless". (QIK, Imperial/20:00)
- Ekspozita grupore e fotografive në Festivalin Zrno: "Vallja e fotoneve". (QIK, Salla e Shitjes/20:00)
- Koncert i Ana Maznejkovës - piano. (Salloni 19:19/21:00)
_______________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndrshimi i termineve***