• сабота, 09 ноември 2024
MIA Paralajmërime

8 nëntor 2024

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri. (Salla 6/11:00)

Shkup - Seancë e Komisionit parlamentar për çështje evropiane. (Salla "Boris Trajkovski"/14:30)

Shkup - Ministria e Administratës Publike organizon Takim të Grupit sektorial punues për Reforma në Administratën Publike. (Salla e ceremonive në Qeverinë e RMV/11:00, deklarata e ministrit Goran Minçev në ora 11:30)

Ohër - Konferencë për media e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, me rastin e zbulimeve të fundit ekskluzive në rajonin Ohër-Strugë. (në ambientet e IP Enti për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe muzeut - Ohër/12:00)

Shkup – Seanca e 10-të e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. (në platformën ZOOM: https://zoom.us/j/96783930654?pwd=xZJSlthoP25OkKFa37AYkB2FatxdWW.1  /11:00)

Shkup - Takimi informativ për dhënien e granteve të vogla për organizatat e shoqërisë civile. (Në ambientet e Qendrës për burime qytetare, rruga "Kliment Ohridski" nr. 21 /11:00)

Shkup - Hapja e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore dhe Profesionale me temë "75 vjet - edukimi i organizuar, rehabilitimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut" organizuar nga Sindikata e specialistëve dhe rehabilitatorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (h. "Holidej In"/11:00)

Shkup - Konferencë për media me rastin e fillimit të trajtimit me "Terapinë zëvendësuese enzimatike", e cila përdoret për herë të parë te pacientët me sëmundjen e rrallë "Fabri". (në bibliotekën e ISHP Klinikës Universitare për Nefrologji/10:30)

Shkup – Panairi i gjashtë i bletarisë në Maqedoni. (Sheshi Maqedonia)

Stamboll - Ekspozitë "Nga trashëgimia familjare drejt kulturore institucionale - Familja Shaban" në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi do të jetë e ekspozuar nga 8 deri më 14 nëntor në Qendrën Kulturore dhe Informative në Stamboll.

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

Остани поврзан