MIA Paralajmërime MKD
- 4 tetor 2024
4 tetor 2024
Krivolak - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler dhe gjeneralët në Armatë, do të marrin pjesë në një stërvitje metodike demonstruese. (Poligoni armatës “Krivolak”/10:30, mbërritja në hyrje të poligonit “Krivolak”/9:45, deklarata për media/12:15)
Shkup - Deputetët Rexhep Ismail dhe Dimitar Apasiev do të kenë takim me ambasadorin rus Sergej Bezdnik. (/13:00)
Shkup - Grupi parlamentar i Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë do të zhvillojë takim me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein. (Salla e Komisionit Kushtetues/12:00)
Shkup - Punëtori për arsimtarë nga shkollat fillore "Kuvendi dhe arsimi qytetar". (Salla Boris Trajkovski/10:00)
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të vizitojë Haraçinën,, ku do të ndjek punimet në rregullimin e një pjese të kanalit anësor atmosferik në vendbanimin Haraçinë. (Në afërsi të SHF "Skënderbeu" në Haraçinë/10:30 janë parashikuar deklarata për media)
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, do të mbajë konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve nga emërimi i tij në funksion (Qeveria e RMV-së, Qendra për media/10:00)
Shkup - Drejtori i Administratës për ekzekutimin e sanksioneve, Aleksandar Pandov, do të marrë pjesë në punëtorinë me temë "Sfidat në tejkalimin e mbipopullimit të burgjeve - Lirimi me kusht, mbikëqyrja elektronike dhe trajtimi në funksion të risocializimit dhe riintegrimit të suksesshëm të personave të dënuar" organizuar nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj dhe Shoqata penologjike e Maqedonisë së Veriut . (h. "Meriot", regjistrimi i pjesëmarrësve/9:00, deklarata për media/9:30, fjalime/10:00)
Shkup - Kryetari i Komunës së Karposhit do të mbajë brifing për gazetarë. (Hapësirat e Vetëqeverisjes Lokale, Rr. "Radika" 9/10:30, deklaratë për media /11:30)
Shkup - Konferencë për shtyp e ushtrueses së detyrës së drejtorit të Agjencisë së Filmit të RMV-së, Daniela Stankovska Plaçkovska. (Hapësirat e institucionit/10:30)
Shkup - Fondacioni Konrad Adenauer, Qendra për Studime Evropiane Vilfrid Martens nga Brukseli në bashkëpunim me Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" - Shkup dhe Akademinë për Integrime Evropiane nga Shkupi do të mbajnë panel diskutim me temën "Përballja me rreziqet" - globalizimi dhe forcimi i politikës së jashtme evropiane. (Fakulteti Juridik Justinian Parë, regjistrimi i pjesëmarrësve/10:00, fjalimet/10:30)
Shkup - Edicioni i dytë i ngjarjes së rrjetëzimit për sipërmarrësit e rinj nga rajoni i Ballkanit "Your Network is Your Net Worth", organizuar nga Unioni i sipërmarrësve të rinj Phoenix Rising nga Maqedonia, si pjesë e projektit "Balkan Entrepreneur Bridge", në bashkëpunim me Unionet e sipërmarrësve të rinj nga Mali i Zi dhe Serbia. (Tribeca Cafe në QT Diamond 15:00)
_______________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndrshimi i termineve***