• петок, 20 март 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/19 mars/2026

Shkup - Deputetët gjatë seancës së sotme të 94-të i dhanë mbështetje Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit të Infrastrukturës 8 (segmenti: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe Projekti i Autostradës Trebenishtë - Strugë - QafëThanë) dhe Korridorit 10d (segmenti i Autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Shkup  - Prokurori i sapoemëruar publik Nenad Saveski sot, menjëherë pas betimit solemn në Kuvend, mori detyrën e Prokurorit publik të Shtetit, njoftoi PTHRMV. Siç u theksua, ai zhvilloi një takim pune për pranim-dorëzimin e detyrës me prokuroren publike aktuale në detyrë, prokuroren publike Anita Topolova - Isajllovska. "Gjithashtu, në ditën e parë të punës në detyrën e tij, Prokurori publik i RMV-së Saveski u takua me prokurorët publikë dhe zyrtarët e prokurorisë publike në prokurorinë republikane, me të cilët diskutoi planet dhe prioritetet në lidhje me funksionimin e organizatës së prokurorisë publike", thuhet në kumtesën e PTHRMV-së.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot prezantoi Metodologjinë e re për thjeshtimin e procedurave administrative. Kjo iniciativë, siç informojnl nga Ministria, e cila është pjesë e Agjendës së Reformës 2024–2027, synon krijimin e një sistemi më efikas që do t’u ndihmojë drejtpërdrejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në kuadër të këtij procesi, janë identifikuar gjithsej 100 procedura administrative, të përzgjedhura sipas shpeshtësisë së përdorimit dhe rëndësisë së tyre për bizneset, ndërsa 31 procedura që zbatohen nga Ministria e Mjedisit  janë pjesë e kësaj liste prioritare për thjeshtim.

 Shkup  - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me kryetarët e dhjetë komunave, nënshkruan 11 kontrata për grant, duke realizuar kështu një masë tjetër të rëndësishme për avancimin në qasjen në arsimin parashkollor cilësor dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Kontratat janë nënshkruar me komunat Probishtip, Bosilovë (për vendbanimet Ilovicë dhe Radovë), Shtip, Butel, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë, Zelenikovë, Gostivar, Veles dhe Bogovinë, bëri të ditur Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Shkup  - Marrëveshje për hua në vlerë prej 40 milionë euro për realizimin e fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën arsimore dhe marrëveshje për grant shtesë prej 1,25 milionë euro për rritjen e efikasitetit energjetik janë nënshkruar sot me Bankën Zhvillimore Gjermane KfV. Siç informon Ministria e Financave, marrëveshja e huasë siguron 40 milionë euro shtesë për zbatimin e fazës së dytë të investimeve në infrastrukturën arsimore, me fokus në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe të mësimit të nxënësve dhe studentëve, si dhe rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike. Cikli i investimeve përfshin vazhdimin e rindërtimit të konvikteve shtetërore të studentëve, me ç'rast konviktet "Kuzman Josifovski-Pitu" dhe "Stiv Naumov" janë tashmë në një fazë aktive të rindërtimit, si dhe një rindërtim të plotë të konvikteve shtetërore të studentëve të mbetura. Paralelisht, do të zbatohet rindërtimi i shtatë shkollave shtetërore me qendra burimesh, të cilat luajnë një rol kyç në ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për shtyp theksoi se nuk do të lejojë që partia të përçahet dhe se ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov punon për VMRO-DPMNE-në. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai theksoi se thelbi i LSDM-së është të arrijë dhe ndërtojë konsensus, të ndërtojë politika bazuar në mendimet e shumë njerëzve, por edhe se qeveria mbetet ta ndajë LSDM-në nga brenda.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) duhet të vazhdojë të ndërtojë rolin e tij si një korrektues i pavarur dhe i besueshëm i personave të zgjedhur dhe të emëruar, me procedura të qarta, punë transparente dhe parandalim të shtuar si bazë për uljen e rreziqeve korruptuese. Këto janë vlerësimet dhe qëndrimet e përbashkëta të kandidatëve për anëtar të komisionit për antikorrupsion, të cilët u paraqitën sot para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zgjedhjen e Anëtarit të KSHPK-së.

 Bruksel  - Kancelari gjerman Fridrih Merci bëri thirrje për deeskalim të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke theksuar se sinjalet nga presidenti amerikan Donald Tramp tregojnë në mundësinë e ndërprerjes së operacioneve luftarake në Iran. "Jam jashtëzakonisht mirënjohës që presidenti amerikan mbrëmë dërgoi një sinjal  se është gati të ndërpresë armiqësitë. Megjithatë, kjo supozon se Irani do të braktisë programin e tij bërthamor, do të ndalojë terrorizmin dhe do të jetë gati të angazhohet në bisedime. Nëse e gjithë kjo është e mundur në ditët në vijim, atëherë po ecim në drejtimin e duhur", deklaroi  Merci para gazetarëve përpara samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

 Teheran  - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, i ka paralajmëruar aleatët e ShBA-së se rrezikojnë "bashkëpjesëmarrje" në krime lufte nëse ndihmojnë Uashingtonin të zhbllokojë Ngushticën e Hormuzit. Rruga ujore strategjike është aktualisht nën bllokadë nga forcat iraniane. Në një bisedë telefonike me homologun e tij japonez Toshimicu Motegi, Aragçi pretendoi se ShBA dhe Izraeli janë përgjegjës për situatën aktuale në ngushticë, bëri të ditur Ministria iraniane e Punëve të Jashtme  në një postim në Telegram.

Остани поврзан