• среда, 25 декември 2024

Me rishpërndarjen e mjeteve deri në transport falas me autobus për studentët në vitin 2025

Me rishpërndarjen e mjeteve deri në transport falas me autobus për studentët në vitin 2025

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski informoi sot se kanë biseduar me ministren e Arsimit, Vesna Janevska dhe paralajmëroi mundësi për rishpërndarje të mjeteve me qëllim që të sigurohet transport falas me autobus për studentë për Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) – Shkup. Mickoski këtë paralajmërim e bëri nga Creshova në Komunën Gazi Babë.

“Në bisedë me ministren i kemi parashikuar këto mjete për vitin e ardhshëm. Qeveria e kaluar nuk i ka paraparë këto mjete dhe as ka nënshkruar marrëveshje, mendoj se janë 120 milionë denarë për vitin e ardhshëm. Është larg asaj që i duhet NQP-së, por ne u dolëm në ndihmë kur u desh të ndërhynim për të siguruar naftë në mënyrë që autobusët të funksiononin siç duhet dhe të transportonin udhëtarët. Ne do të bëjmë gjithçka që është në interes të qytetarëve, qytetarët nuk duhet të vuajnë. Natyrisht brenda kompetencave tona. Ne si Qeveri nuk duhet të dalim jashtë kompetencave tona sepse nesër do të akuzohemi se kemi shpenzuar pa qëllim paratë nga buxheti”, theksoi Mickoski në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë rishpërndarje të mjeteve.

Kuvendi i Studentëve Universitarë të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup dje i bëri thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në mbledhje të qeverisë të mundësojnë zhvendosjen jetëve me qëllim vazhdimin e transportit falas për studentët në vitin 2025. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан