• четврток, 18 јули 2024

Mbyllet vendkalimi kufitar Bogorodicë për shkak të zjarrit nga ana greke, ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit

Mbyllet vendkalimi kufitar Bogorodicë për shkak të zjarrit nga ana greke, ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit

Gjevgjeli, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, aktualisht është në ndërprerje komunikacioni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, sërish do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar.

Nga policia apelojnë te qytetarët të mos shkojnë drejt vendkalimit kufitar derisa nuk raportohet se zjarri është shuar dhe komunikacioni të normalizohet.

Sipas burimeve të MIA-s nga Gjevgjelia, zjarri shpërtheu para orës 12 digjet deri në vendkalimin kufitar në dalje të Greqisë.

Në kamerat e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore mund të vërehet se ka vetëm tre kolona automjetesh të cilat presin në dalje nga shteti dhe nuk lëvizin. sa/

Foto: Printskrin NP për rrugë shtetërore

Остани поврзан