• среда, 25 декември 2024

Më shumë se 25.000 sirianë u kthyen nga Turqia gjatë 15 ditëve të fundit

Më shumë se 25.000 sirianë u kthyen nga Turqia gjatë 15 ditëve të fundit

Ankara, 24 dhjetor 2024 (MIA) – Më shumë se 25.000 refugjatë sirianë u kthyen në Siri përmes kufirit turk gjatë dy javëve të fundit, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja. 

Autoritetet turke paraprakisht njoftuan se gjatë periudhës prej 9 deri më 13 dhjetor, 7.621 sirianë u kthyen në atdheun e tyre, pasi ra regjimi i Bashar al Asadit.

Në Turqi, e cila me Sirinë ndan kufi më të gjatë se 900 kilometra, ende jetojnë rreth 2,92 milionë sirianë të cilët kanë ikur nga lufta, njoftoi Jerlikaja për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolli. 

Në mesin e tyre, më shumë se 500.000 sirianë jetojnë në Stamboll, qytetin më të madh në Turqi, shtoi ministri. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан