Ljutkovi: Është e rëndësishme që me titullin Kryeqendra evropiane e kulturës të rikthehet shkëlqimi dhe identiteti i Shkupit
- Është e rëndësishme që me titullin Kyeqendra evropiane e kulturës për vitin 2028 të rikthehet shkëqimi dhe identiteti i Shkupit. Tashmë po vijnë iniciativa interesante sa i përket programeve, edhe pse humbëm një vit pa ndihmë nga qyteti i Shkupit, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Është e rëndësishme që me titullin Kyeqendra evropiane e kulturës për vitin 2028 të rikthehet shkëqimi dhe identiteti i Shkupit. Tashmë po vijnë iniciativa interesante sa i përket programeve, edhe pse humbëm një vit pa ndihmë nga qyteti i Shkupit, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Ai në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se është në komunikim me të gjithë ambasadorët dhe kërkon mbështetje nga Komisionet evropiane.
"Po mundohem sa më shumë që të mbaj një komunikim normal me qytetin për ta mbajtur atë titull. Po paraqiten disa iniciativa dhe druajtje se mund të humbasim titullin, kjo do të ishte më humbëse, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Evropës të merret ky titull nga një qytet i caktuar", tha Ljutkovi.
Ai shtoi se është e rëndësishme që me titullin Kryeqendra evropiane të rikthehet shkëlqimi dhe identiteti i Shkupit.
Ai paralajmëroi se ka shumë programe, shumë politika kulturore, politika turistike, ndërsa siç theksoi, tashmë kanë arritur shumë iniciativa interesante sa i përket programit. qa/
Foto: MIA