• вторник, 14 јануари 2025

LSDM-ja kërkon Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme pas votimit të mosbesimit për Dautin

LSDM-ja kërkon Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme pas votimit të mosbesimit për Dautin

Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme që do të ndërmerren pasi të premten në seancë plenare u votua interpelanca për kryetaren e Komisionit për punë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti.

"LSDM-ja nuk do të hyjë në farsën që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e bëjnë E Majta, Znam dhe DPMNE. Pa dallim të motiveve të fshehura të Levicës, ZNAM-it dhe DPMNE-së, nuk mund që interpelanca të mos ketë kurrëfarë pasoja juridike", thonë nga LSDM-ja.

Sipas partisë, tërë përgjegjësia rreth moskonvokimit të seancës për Ligjin për "branitellat" edhe pas mosbesimit të miratuar për Dautin, "është tek kryetari i Kuvendit".

"Tani pasi u votua interpelanca, respektivisht mosbesimi, po ashtu përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit është të kumtojë se çka do të ndërmarrë dhe cilat janë hapat e tij të ardhshme", thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Të premten, Kuvendi pas debatit për interpelancën e Dautit, votoi mosbesim, por pastaj nga Kabineti i Gashit dërguan Kumtesë, ku theksuan se votimi nuk ka pasoja juridike-obligative për shkarkimin dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura tjera, të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën. bsh/

Foto: MIA arkiv


 

Остани поврзан