• вторник, 24 декември 2024

Kuzhina e Maqedonisë në vendin e 47-të në mesin e 100 kuzhinave më të mira nacionale në botë

Kuzhina e Maqedonisë në vendin e 47-të në mesin e 100 kuzhinave më të mira nacionale në botë

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Portali i njohur gastronomik për ushqim dhe udhëtime, "Tejst atlas" (Taste Atlas) ka publikuar listën e 100 kuzhinave më të mira kombëtare në botë për vitin 2024-2025. Kuzhina e Maqedonisë u gjet në vendin e 47-të (me notë 4,16 nga 5). 

Në platformën gastronomike ka më shumë se 10.000 ushqime dhe pije. Rekomandohen edhe ushqime tradicionale dhe restorante autentike. Renditjet për këtë vit janë krijuar në bazë të gati 400,000 vlerësimeve për ushqim dhe 115,000 vlerësimeve për produktet ushqimore.

Në 10 vendet e para mes shteteve gjenden: Greqia (me notë 4,6 nga 5), Italia, Meksika, Spanja, Portugalia, Turqia, Indonezia, Franca, Japonia dhe Kina. 

Në lidhje me specialitetet e Maqedonisë, në rubrikën "Duhet të provohet", më lartë në renditje qëndrojnë lakra dhe salca (me notën 4,5 nga 5), pastaj sarma (4,4), ajvari dhe trofta e Ohrit me të njëjtin vlerësim. Në mesin e pijeve janë verërat "Shato kamnik" dhe "Tikvesh". qa/

Foto: "Tejst atlas"

 

 

Остани поврзан