Xhin Hekman dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vdekur, zhvillohet hetim
- Fituesi i Oskarit, Juxhin - Xhon Hekman ka vdekur dje në moshën 95 vjeçare. Në një deklaratë për mediat lokale, sherifi i qarkut të qytetit Santa Fe, Ejdan Mendoza tha se Hekman dhe bashkëshortja e tij - pijanistja Betsi Arakava, janë gjetur të vdekur dje pasdite, në shtëpinë e tyre në kryeqytetin e shtetit federal amerikan Nju Meksiko

Santa Fe, 27 shkurt 2025 (MIA) - Fituesi i Oskarit, Juxhin - Xhon Hekman ka vdekur dje në moshën 95 vjeçare. Në një deklaratë për mediat lokale, sherifi i qarkut të qytetit Santa Fe, Ejdan Mendoza tha se Hekman dhe bashkëshortja e tij - pijanistja Betsi Arakava, janë gjetur të vdekur dje pasdite, në shtëpinë e tyre në kryeqytetin e shtetit federal amerikan Nju Meksiko.
"Mund të konfirmojmë se edhe Xhin Hekman dhe bashkëshotja e tij janë gjetur të vdekur të mërkurën", njoftoi departamenti i policisë së Santa Fe.
Organet kompente kanë konfirmuar edhe se ekziston hetim aktiv për dy rastet e vdekjes. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.
Sherifi Mendoza deklaroi se fillimisht nuk ka shenja të qarta të dhunës", publikoi "Gardian".
Hekman ka jetuar në Santa Fe, Nju Meksiko, SHBA që nga vitet 1980-të. Është martuar me Arakava (63) në vitin 1991. Prapa vetes ka 101 role, dy "Oskare", dy medalje "BAFTA", katër "Globe të arta" dhe një çmim të Shoqatës amerikane të aktorëve (SAG). mb/
Foto: Uikipedia