• петок, 08 ноември 2024

Kanani: Irani nuk do të mbetet pa përgjigje në procedurat penale izraelite

Kanani: Irani nuk do të mbetet pa përgjigje në procedurat penale izraelite

Teheran, 30 shtator 2024 (MIA) – Ministria iraniane e Punëve të Jashtme sot njoftoi se vendi nuk do t’i lërë pa përgjigje “aktivitetet kriminale të Izraelit”. 

“Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë nga aktet kriminale të Izraelit", tha në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Naser Kanani, duke saktësuar se bëhet fjalë për likuidimet e liderit të Hezbollahut, Sajed Nasrallah dhe zëvendëskomandantit të Gardës revolucionare iraniane, Abas Nilforushan, në Liban”, transmetojnë mediat britanike.

Presidenti iranian Masud Pezeshkijan i dënoi sulmet izraelite ndaj aleatëve rajonalë në Teheran, duke thënë se Izraeli nuk duhet të lejohet t’i sulmojë një pas një vendet iraniane “boshti i rezistencës” dhe paralajmëroi se veprimet e tilla nuk do të mbeten pa përgjigje. 

Pezeshkijan tha se Irani duhet ta mbështesë Libanin pasi Izraeli e sulmoi këtë vend, njoftuan mediat shtetërore iraniane. 

Si-En-En raportoi se një funksionar anonim amerikan i cili tha se administrata e Bajdenit ishte e shqetësuar se Irani mund të sulmonte Izraelin pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Burimi i Si-En-En thekson se përgatitjet për mbrojtje të përbashkët janë duke u zhvilluar, ndërsa mediat, pa të dhëna të sakta, vlerësojnë se këtu bëjnë pjesë “ndryshime në pozicionin ushtarak të SHBA-së,” shkruan “Tajms of Izrael”.

Në prill, koalicioni i SHBA-së, Britanisë së Madhe, vendet e Gjirit Persik, Egjipti dhe Jordania i ndihmuan Izraelit gati plotësisht të pengojë sulm masiv ajror nga Irani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан