• недела, 06 октомври 2024

IDF po përpiqet të hyjë në qytetin jugor libanez Odaisej, shpërthime edhe në Bejrut

IDF po përpiqet të hyjë në qytetin jugor libanez Odaisej, shpërthime edhe në Bejrut

Bejrut, 5 tetor 2024 (MIA) - Lëvizja militante libaneze Hezbollah sot në mëngjes ka njoftuar se janë duke vazhduar luftimet kundër forcave izraelite në kufi, ndërsa dëshmitarët nga Bejruti raportuan se në kryeqytetin libanez janë dëgjuar sërish shpërthime.

Mediat britanike e citojnë lëvizjen militante, e cila mëngjesin e sotëm njoftoi se IDF po përpiqet të hyjë në qytetin jugor libanez të Odaisej dhe se janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

Dëshmitarë nga kryeqyteti libanez deklaruan se herët në mëngjes janë dëgjuar shpërthime të forta në periferitë jugore.

Izraeli më parë lëshoi ​​tre paralajmërime për banorët që të largoheshin menjëherë nga ato pjesë të Bejrutit. mb/

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан