• среда, 25 декември 2024

Gjykimi për "Organizatorët e 27 prillit“ anulohet për më 23 janar, Gjykata Penale do të vendos rreth kërkesës për amnisti

Gjykimi për

Shkup, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykimi për rastin "Organizatorë të 27 prillit" është anuluar për më 23 janar pasi që në gjykimin e sotëm Prokuroria Publike ka dhënë mendim për zbatimin e Ligjit për amnisti për të pandehurit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanoski, ndërsa e njejta ka të bëjë edhe me të pandehurin Vladimir Atanasovski.

Siç informojnë nga Gjykata Penale për MIA-n, Gjykimi mendimi e ka dorëzuar deri te palët në procedurë dhe seanca është anuluar për më 23 janar deri kur duhet të vendos rreth kërkesës së palëve dhe mendimit të prokurorisë.

Nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit konfirmuan për MIA-n se e kanë dhënë mendimin pas udhëzimeve nga Gjykata e Apelit, i cili në prill të këtij viti e ka pezulluar aktvendimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021. Nga atje paralajmëruan më shumë detaje gjatë ditës.

Parapakisht, të pandehurit që ngarkohen se kanë kryer vepër penale "rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë", kanë parashtruar kërkesë deri te Gjykata Themelore Penale që të marrë vendim pas parashtrimit për amnisti pa u deponuar dëshmi materiale dhe verbale.

Kryetari i Këshillit Gjykues, gjyqtari Ilija Tërpkov, atëherë informoi se në parashtresë të akuzuarit kanë thënë se është e nevojshme që Gjykata të marrë vendim për zbatimin e Ligjit për amnisti, sepse tashmë e ka krijuar një praktikë të tillë, gjegjësisht Këshilli Penal ka marrë vendim për amnisti në vazhdim në vitin 2018 në seancën kryesore, në fazën e procedurës dëshmuese, ku nuk është pritur përfundimi i procedurës së dëshmive.

"Është deponuar vendimi i Këshillit penal, Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion, i datës 20.12.2018, ku sqaron se vendimi është marrë gjatë shqyrtimit kryesor, në fazën e procedurës së dëshmive, dhe nuk ka pritur përfundimin e procedurës dëshmuese. Një kopje të këtij vendimi do t'ia dorëzoj Prokurorisë Publike, si dhe një kopje të parashtresës... E kam shqyrtuar parashtresën dhe është e vërtetë që është marrë vendim për amnisti gjatë procedurës dëshmuese, jo vetëm për i pandehuri në rastin e lartpërmendur, por edhe për të akuzuarit e tjerë, megjithatë, le të shprehet dhe të japë mendim prokurori publik, duke pasur parasysh se këtë parashtresë e kemi marrë sot", theksoi gjyqtari Tërpkov.

Gjykata e Apelit në prill të këtij viti, e e ka pezulluzar aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin ish-kryeparlamentari Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski morën dënime me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Atanasovski mori gjashtë vjet e tre muaj burg dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Procesin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан