Fillon linja e re ajrore nga Stambolli deri në Ohër
- Me fluturimin e parë të aviokompanisë turke "Turkish erllajns" nga Stambolli deri në Ohër, sot në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim linja e re ajrore.

Shkup, 27 mars 2025 (MIA) - Me fluturimin e parë të aviokompanisë turke "Turkish erllajns" nga Stambolli deri në Ohër, sot në mënyrë solemne është lëshuar në përdorim linja e re ajrore.
Fluturimet në relacionin Stamboll - Ohër do të realizohen katër herë në javë, respektivisht të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Aviokompania turke për këtë linjë do të përdorë aeroplanët "Erbas A321, "Boing 737-800" dhe "Boing 737-900 nga flota e saj.
Sipas autoriteteve, kjo linjë do të jetë më rëndësi të veçantë për turizmin, por dhe për zhvillimin e ekonomisë.
Udhëtarët e parë nga Stambolli në aeroportin e Ohrit u pritën nga kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, drejtori ekzekutiv i "TAV Aeroporte" Serkan Kaptan, drejtori ekzekutiv i "Turkish errllajns" Bilall Eksi dhe ambasadori turk, Fatih Ulusoj. rq/bsh
Foto: MIA