• петок, 08 ноември 2024

Drejtoria e KE-së për Zgjerim: Deri në fund të vitit pagesa e parë për Ballkanin Perëndimor

Drejtoria e KE-së për Zgjerim: Deri në fund të vitit pagesa e parë për Ballkanin Perëndimor

 Bruksel, 30 shtator 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, sot deklaroi se fondet e para nga Programi për Zhvillim  të Ballkanit Perëndimor do t'u paguhen vendeve të rajonit deri në fund të vitit.

 Pas prezantimit të Planit për Zhvillim Rajonal në Parlamentin Evropian, ai deklaroi se fondet e para do të transferohen në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, të cilat kanë bërë përparimin më të madh në reforma.

 "Pres që i pari nga vendet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkohet SEPA-s më 1 janar të vitit 2025 - Mali i Zi vendi i parë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së shpejti, Serbia është gjithashtu e interesuar fortë për të, si dhe Kosova dhe shpresoj që BeH-ja do të pasojë jo shumë më vonë", nënvizoi Kopman, duke shtuar se ishte "dëshmi e një momenti të ri".

Kopmani shtoi se të gjitha gjashtë vendet e rajonit presin investime nga Bashkimi Evropian, se po punojnë për progres në reforma dhe se kjo punë mund të shihet. 

Foto: BE

 

Остани поврзан