• четврток, 18 јули 2024

Dimitrieska-Koçoska për buxhetin e MIA: Gjithçka që është në korniza ligjore për pagesën e rrogave është paraparë me ribalancin

Dimitrieska-Koçoska për buxhetin e MIA: Gjithçka që është në korniza ligjore për pagesën e rrogave është paraparë me ribalancin

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Minsitrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska, sot, në konferencën për shtyp për ribalancin e Buxhetit, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për atë se sa mjete janë dnarë për funksionalitetin e Agjencisë mediatike informative (MIA), duke pasur parasysh se Agjencisë për këtë vit iu ndanë vetëm 50 për qind nga paratë e nevojshme, tha se gjithçka që është në korniza ligjore për pagesë të rrogave është paraparë me ribalancin.

"Gjithçka që është në korniza të ligjit dhe atë që duhet ta merrni si rrogë ishte paraparë, kjo ishte sfida më e madhe. Problemi qëndronte në atë që në numrin më të madh të institucioneve rrogat ishin planifikuar përfundimisht me muajin qershor, edhe pse e kanë ditur se sa do të jenë rrogat", tha Dimitrtieska - Koçoska.

Shtoi se janë bërë ngarkesa shtesë të Buxhetit nga ana e Qeverisë së kaluar, e cila, siç tha, ka lidhur kontrata edhe përkundër mendimit negativ të Ministrisë së Financave.

"Janë bërë ngarkesa shtesë të Buxhetit, sepse në institucione të caktuara patëm arritje të marrëveshjeve kolektive, edhe pse mendimi i Minsitrisë së Financave ishte negativ. Kanë arritur kontrata kolektive dhe ato menjëherë kanë hyrë në fuqi në periudhë t[ë zgjedhjeve, me atë rast pa siguruar mjete për Buxhetin", theksoi minsitrja. ab/

Foto: МIА/Qeveria

 

Остани поврзан