• недела, 06 октомври 2024

Bajdeni: Shkalla e papunësisë në SHBA mbetet në nivel të ulët rekord

Bajdeni: Shkalla e papunësisë në SHBA mbetet në nivel të ulët rekord

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden doli me një deklaratë me rastin e raportit pozitiv për punësimin në SHBA për shtatorin duke theksuar se shkalla e papunësisë në SHBA mbetet në nivel të ulët rekord.

"Sot morëm lajme të mira për punëtorët dhe familjet e tyre: në shtator u hapën më shumë se 250.000 vende të reja pune, ndërsa shkalla e papunësisë është ulur në 4,1 për qind", thuhet në deklaratën e publikuar sot.

Bajdeni tha se ekonomia e SHBA-së ka krijuar 16 milionë vende pune, "ndërsa pagat rriten më shpejtë se çmimet".

Ai theksoi se administrata e tij ka arritur ta ulë shkallën e papunësisë në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit, si dhe janë hapur 19 milionë kompani të reja, ndërsa me këtë është ulur inflacioni dhe norma e interesit. sa/

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан