Bajden: Në garën presidenciale jam deri në fund, nuk dorëhiqem
- Presidenti amerikan, Xho Bajden i hodhi poshtë zërat se ka ndër mend të dorëhiqet nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme dhe theksoi se është i gatshëm të fitojë në nëntor.
Uashington, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden i hodhi poshtë zërat se ka ndër mend të dorëhiqet nga kandidatura për zgjedhjet e ardhshme dhe theksoi se është i gatshëm të fitojë në nëntor.
"Më lejoni të them këtë sa më qartë: kandidoj, askush nuk më shtyn. Nuk largohem, Në këtë garë jam deri në fund dhe do të fitojmë", tha presidenti, transmetojnë mediumet amerikane.
Siç ishte paralajmëruar paraprakisht, guvernatorët demokratë të Nju-Jorkut, Minesotës dhe Merilendit e mbështetën kandidaturën e presidentit Xho bajden për zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
"Presidenti çdoherë na e ruan kurrizin. E ruajmë edhe ne të tijin", deklaroi guvernatori i merilendit, Ves Mur, pas takimit me Bajdenin dhe nënpresidenten Kamalla Haris në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë 24 guvernatorë demokratë.
Guvernatorja e Nju-Jorkut, Keti Hoçul deklaroi se të gjithë guvernatorët premtuan mbështetje për Bajdenin.
"Presidenti merr pjesë në garë për të fituar", theksoi ajo. ab/
foto: ЕPА