• четврток, 09 април 2026

Aliu drejtuar Boçvarskit: Për një deri në dy javë do të përfundojë procedura administrative dhe financiare për mbindërtimin e Spitalit Klinik në Shtip

Aliu drejtuar Boçvarskit: Për një deri në dy javë do të përfundojë procedura administrative dhe financiare për mbindërtimin e Spitalit Klinik në Shtip

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Brenda një deri në dy javësh do të përfundojë procedura administrative dhe financiare për vazhdimin e mbindërtimit të ndërtesës së re të Spitalit Klinik-Shtip, si dhe për ndërtimin e një objekti të ri për Fakultetin e Mjekësisë, dhe pranë tij një Konvikt Studentor, u përgjigj ministri i Shëndetësisë Azir Aliu nga foltorja parlamentare në një pyetje të bërë nga deputeti Blagoj Boçvarski, se kur do të vazhdojë mbidërtimi i Spitalit Klinik-Shtip.

"Për këtë Qeveri, infrastruktura shëndetësore është shumë e rëndësishme. Ministria e Financave ka bërë një kërkesë drejtuar institucioneve financiare. Kështu që për një kohë shumë të shkurtër, brenda një ose dy javësh, do të përfundojë kjo procedurë administrative dhe financiare, ku ne si Qeveri do të investojmë diku rreth 109 milionë euro vetëm në Shtip, duke ndërtuar një infrastrukturë që i nevojitet i gjithë rajonit. Përveç Qendrës Klinike, kemi edhe një pjesë edukative, sepse do të ketë një objekt për Fakultetin e Mjekësisë dhe një Konvikt Studentor. Me këtë infrastrukturë, jam i bindur se në Shtip do të kemi një Qendër Klinike, e cila, përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore, do të ketë edhe shërbime edukative", tha Aliu.

Ao shtoi se paralelisht me këtë, po punohet edhe për rritjen e vlerës dhe kapacitetit të mjekëve dhe stafit mjekësor.

"Për një kohë shumë të shkurtër, do të bëhen edhe ndryshimet në Ligjin e Shëndetësisë, këtu në Kuvend, me qëllim që të bëhet ripërshtatja bazuar në performancë dhe direktivat evropiane", thotë Aliu.

Ai theksoi se është nënshkruar një memorandum midis Qeverive të Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe për të siguruar fonde për infrastrukturën shëndetësore.

Theksoi se për sigurimin e mjeteve për infrastrukturën shëndetësore është nëshkruar edhe memorandum ndërmjt Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe. ls/

Foto: MIA

Остани поврзан