• сабота, 09 ноември 2024

Ushtria izraelite: Irani ka arritur t'i godasë bazat ajrore, dëmi është i vogël

Ushtria izraelite: Irani ka arritur t'i godasë bazat ajrore, dëmi është i vogël

Tel-Aviv, 2 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot ka njoftuar se Irani ka arritur t'i godasë bazat ajrore izraelite gjatë sulmit të djeshëm me raketa, por se sulmi ka qenë joefikas, publikuan mediat izraelite.

Raketat kanë dëmtuar zyra dhe "zona për mirëmbajtje" në bazat që ndikojnë në funksionimin e forcave ajrore izraelite (IAF).

"Asnjë aeroplan i IAF nuk është dëmtuar në sulm", publikoi Tajms of Izrael, duke shtuar se forcat ajrore kanë vazhduar të sulmojnë caqe në Liban dhe Gaza pas sulmit izraelit.

Një person ka humbur jetën në Bregun Perëndimor të okupuar nga një raketë, ndërsa dy persona janë plagosur lehtë nga copëzat në Tel Aviv. Këto janë viktimat e vetme të ditura nga sulmi i Iranit. 

Këtë mëngjes gjenerali iranian i brigadës Aziz Nasirzadeh tha se 90 për qind e raketave iraniane kanë mundur të hyjnë në mbrojtjen izraelite dhe se në shënjestër kanë qenë vetëm objekte ushtarake.

Izraeli dhe aleatët e saj menjëherë e kanë vlerësuar sulmin iranian si të pasuksesshëm. mb/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан