• петок, 08 ноември 2024

Tre civilë u vranë në sulmet izraelite në Damask, mes tyre edhe një gazetare

Tre civilë u vranë në sulmet izraelite në Damask, mes tyre edhe një gazetare

Damask, 1 tetor 2024 (MIA) - Televizioni sirian publikoi se tre civilë, mes të cilëve edhe një gazetare, u vranë në sulmet izraelite në Damask herët në mëngjes. Të paktën nëntë persona u plagosën, sipas një raporti të televizionit shtetëror.

"Safa Ahmad është vrarë në agresionin izraelit kundër kryeqytetit Damask", shtohet në kumtesë.

Mediat siriane publikuan se në rajonin e Damaskut, sistemet e mbrojtjes ajrore tri herë gjatë natës kapën "objektiva të armikut", duke shfrytëzuar termin e përdorur për sulmet izraelite. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан