Toshkovski për tragjedinë në Karposh: Viktima kishte mohuar dhunë, ndërsa bashkëshorti ishte arrestuar dhe kishte dosje kriminale
- Para rënies së Ivanës dhe vajzës së saj gjashtëvjeçare Katja nga ballkoni gjatë ditës së djeshme, ka pasur edhe një ngjarje paraprake me bashkëshortin e saj, përkatësisht një grindje mes bashkëshortëve, zbuloi në konferencën e sotme për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili shprehu ngushëllime dhe, siç tha, "e ndaj dhimbjen dhe revoltën që ndihet në opinionin publik". Kundër bashkëshortit të saj, Stojançe Jovanovski, do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar, ndërsa deri më tani ndaj tij janë evidentuar edhe dhjetë kallëzime penale nga fusha e krimit të dhunshëm, delikteve pasurore dhe tregtisë së paligjshme me drogë.
Shkup, 3 mars 2026 (MIA) - Para rënies së Ivanës dhe vajzës së saj gjashtëvjeçare Katja nga ballkoni gjatë ditës së djeshme, ka pasur edhe një ngjarje paraprake me bashkëshortin e saj, përkatësisht një grindje mes bashkëshortëve, zbuloi në konferencën e sotme për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili shprehu ngushëllime dhe, siç tha, "e ndaj dhimbjen dhe revoltën që ndihet në opinionin publik". Kundër bashkëshortit të saj, Stojançe Jovanovski, do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar, ndërsa deri më tani ndaj tij janë evidentuar edhe dhjetë kallëzime penale nga fusha e krimit të dhunshëm, delikteve pasurore dhe tregtisë së paligjshme me drogë.
"Sipas fakteve të konstatuara deri më tani, ngjarjet e 2 marsit 2026 kanë pasur një paraprirje që është objekt i një analize të detajuar. Konkretisht, në të njëjtën ditë është pranuar një denoncim i lidhur me një grindje mes bashkëshortëve. Pas pranimit të denoncimit, zyrtarë policorë janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe në orën 12:19 kanë arritur në lokacionin e përmendur. Në vendin e ngjarjes është zhvilluar bisedë me Ivanën, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt fizik mes saj dhe bashkëshortit të saj, se bëhej fjalë për një keqkuptim të cilin e kanë zgjidhur në mënyrë paqësore dhe se nuk kërkon ndërhyrje të policisë, as inicimin e çfarëdo procedure. Gjithashtu, ajo ka theksuar se marrëdhëniet bashkëshortore po i zgjidh përmes procedurës së divorcit dhe se të njëjtat do t’i rregullojë në rrugë institucionale", tha Toshkovski.
Në shënimin zyrtar policor është nënshkruar e ndjera Ivana. Më pas, viktima është larguar dhe është drejtuar për në banesën në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov" nr. 10/96, ku në orën 14:10 nga një kalimtar i rastit është raportuar se nga një ndërtesë në bulevard një grua me një fëmijë kanë rënë nga ballkoni. Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, theksoi se të gjitha komunikimet dhe ngjarjet po dokumentohen dhe do të jenë objekt analize për këtë rast. Me urdhër, është privuar nga liria Stojançe Jovanovski, bashkëshorti i Ivanës dhe babai i Katjës gjashtëvjeçare, për shkak të dyshimit për kryerje të një vepre penale. Jovanovski ndodhet në stacionin policor, ku po punohet me të dhe po bëhet dokumentimi i plotë i rastit, ndërsa, siç tha Toshkovski, kundër tij do të ngihet kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar.
Ministri Toshkovski tha se gjatë viteve të kaluara, nga ana e SPB-Shkup, janë ngritur gjithsej 10 kallëzime penale kundër Jovanovskit në fushën e krimit të dhunshëm, delikteve pasurore dhe tregtisë së paligjshme me drogë.
Ministri Toshkovski theksoi se vitin e kaluar dhe këtë vit për Jovanovskin janë evidentuar disa denoncime për marrëdhënie të prishura ndërnjerëzore dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.
Ai theksoi se është i vetëdijshëm që opinioni pret përgjigje dhe siguroi se të gjitha detajet dhe procedurat lidhur me këtë rast do të hetohen në mënyrë të hollësishme. qa/
Foto: MIA