Mickoski: 63 emra, 63 jetë që mungojnë, 63 drita që nuk do të shuhen kurrë në kujtesën tonë
- Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk, porositi se të vdekurit në tragjedinë në Koçan do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.
Shkup, 16 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sonte, nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk, porositi se të vdekurit në tragjedinë në Koçan do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.
"63 emra, 63 jetë që mungojnë, 63 histori që u shuan shumë herët, 63 drita që nuk do të shuhen kurrë në kujtesën tonë. Do të mbeten përgjithmonë pjesë e mendimeve tona, e heshtjes dhe e kujtesës sonë", shkroi kryeministri.
Në postimin në Fejsbuk, Mickoski ndau edhe një video nga përkujtimi - një vit që nga zjarri tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan.