Tetova nikoqir i garës ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit
- Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot u mbajt Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit. Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t'i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit - gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.
Tetovë, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot u mbajt Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit. Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t'i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit - gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.
"Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët - promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit", informojnë organizatorët e ngjarjes.
Organizatorë janë Shoqata e bletarëve "Qyteti i Bletëve" - Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit - Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e bletarëve Apikula - Bujanoc. sa/
Foto: MIA arkivi