• сабота, 09 ноември 2024

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Milaniq

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Milaniq

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski sot është takuar me ambasadorin e Malit të Zi, Zoran Milaniq, me ç'rast i ka uruar suksese në misionin diplomatik dhe ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes me Malin e Zi.

 

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit aleat mes dy vendeve dhe intensifikimin e proceseve integruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian me një qëllim, një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes 

Остани поврзан