• недела, 06 октомври 2024

Takim i Mexhitit me koordinatoren e përhershme të OKB-së, Rita Kolumbia

Takim i Mexhitit me koordinatoren e përhershme të OKB-së, Rita Kolumbia

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot realizoi takim të parë me Koordinatoren e re të Përhershme të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia.

Kabineti i Mexhitit informoi se temat e takimit ishin dy konferencat e ardhshme të palëve në Konventat për diversitetin biologjik dhe ndryshimet klimatike, si dhe çështjet  tjera me interes të përbashkët, për të cilat ministri Mexhiti informoi për rrjedhën e përgatitjeve dhe aktiviteteve të ardhshme.

"Ministri Mexhiti u falënderua për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa koordinatorja e përhershme Kollumbia e konfirmoi gatishmërinë e agjencive zbatuese të OKB-së për një përfshirje edhe më të madhe në zbatimin e politikave për mjedis të shëndetshëm, duke theksuar si prioritet Marrëveshjen e ardhshme kornizë për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2026-2030", ceket në kumtesë.

Në të shtohet se dy palët u dakorduan për nevojën e një qasjeje të sinkronizuar në programimin e programeve të OKB-së me prioritetet nacional, për shkak të shumëdimensionalitetit të problematikës dhe nevojës për integrimin e politikave për një mjedis të shëndetshëm në politika të tjera sektoriale, me një synim reduktimin e ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike dhe ndikimit në diversitet biologjik.

"Koordinatorja e përhershme e OKB-së Kollumbia, në disa raste e theksoi punën ekipore, përvojën dhe njohurinë si vlerë të njohur të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor", ceket në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeminsitrit të parë. ab/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Тагови

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан