• сабота, 09 ноември 2024

Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Tiranë, 2 tetor 2024 (MIA) - Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë. 

Në reagim thuhet se "kjo parasheh eskalim domethënës, me çka rritet kërcënimi për siguri rajonale".

"Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. E përsërisim thirrjen tonë për depërshkallëzim urgjent", thuhet në reagimin e Ministrisë së Shqipërisë. 

Sulmet, në emër të partisë i dënoi edhe lideri i Partisë Demokratike dhe ish kryeministër dhe president i Shqipërisë, Sali Berisha si dhe lideri i Partisë së Lirisë dhe gjithashtu ish shef i shtetit, Ilir Meta duke shprehur "brengosje të thellë për rrezikun e eskalimit të konfliktit në rajon". 

"Sulmi i ajatollahëve nga Teherani kundër Izraelit është një agresion i hapur ndaj këtij vendi. Kjo mënyrë edhe njëherë, tregon se regjimi i ajatollahut nga Teherani është faktor kryesor i destabilizimit në rajon dhe në botë. I mbështesë thirrjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe vendeve perëndimore për deeskalimin e situatës, për armëpushim, për dhënien e mundësive për ndihma urgjente humanitare dhe për fillimin e mbajtjes së procesit drejtë paqes", ka shkruar Meta në reagim. 

Qeveria shqiptare më 7 tetor të vitit 2022 i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi diplomatët iranian dhe punonjësit në ambasadë ta lëshojnë vendin në afat prej 24 orë si përgjigje të sulmeve kibernetike iraniane të korrikut të po atij viti.

"Qeveria vendosi që aktualisht të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Kjo përgjigje ekstreme është proporcionalisht me shkallën dhe rrezikun e sulmit kibernetik i cili ka kërcënuar të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet digjitale, të hakojë dokumentet e qeverisë dhe të shkaktojë kaos dhe pasiguri në vend", pati deklaruar atëherë kryeministri Edi Rama. 

 

 

 

 

Остани поврзан