Rasti "Onkologjia 2": FSSH ka paguar për medikamente pa procedura të zbatuara dhe pa fatura, mbrojtja kërkon heqjen e paraburgimit për Nino Vasev dhe Nehad Nuhi
- Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) është dashur t'i mbulojë obligimet financiare të Klinilës për radioterapi dhe onkologji edhe pse ato ishin krijuar përmes furnizimit të medikamenteve në revers, pa proceduara të kryera paraprakisht dhe pa fatura, u cek në seancën e sotme në Gjykatën themelore penale - Shkup për rastin "Onklogjia 2", në të cilin janë të akuzuar ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi.
Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) është dashur t'i mbulojë obligimet financiare të Klinilës për radioterapi dhe onkologji edhe pse ato ishin krijuar përmes furnizimit të medikamenteve në revers, pa proceduara të kryera paraprakisht dhe pa fatura, u cek në seancën e sotme në Gjykatën themelore penale - Shkup për rastin "Onklogjia 2", në të cilin janë të akuzuar ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhi.
Dëshmitari, ish-drejtori i Repartit për punë financiare pranë Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH), në dëshminë e tij sqaroi se Fondi nuk ka pasur qasje në furnizimin e medikamenteve në revers nga ana e Klinikës sepse për to nuk ka pasur dokumentacion, por, siç sqaroi, borxhet në fund është dashur të paguheshin kur faturat do të arrinin.
Në pyetjen e Prokurorisë nëse gjatë kontrolleve Fondi ka apsur qasje në furnizimet në revers, dëshmitari u përgjigj negativisht duke cekur se pa faturë nuk ka bazë për evidentim kontabilist.
Sipas dëshmisë, edhe pse në raportet nga kontrollet ishte notuar se ka medikamente për të cilat nuk ka as procedurë, as marrëveshje, as faturë dhe u tha se kjo nuk guxon të bëhet, praktika e tillë ka vazhduar. Në pyetjen nëse menaxhmenti ka vepruar në pajtim me thëniet, dëshmitari theksoi se "në pjesën e furnizimeve pa pëlqim nuk është vepruar".
Lidhur me financimin, u konfirmua se Fondi në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021 nuk ka kërkuar kredi nga buxheti shtetëror, por se një kredi e tillë është kërkuar në vitin 2022.
Mbrojtja kërkoi heqjen e masës së paraburgimit për drejtorët Vasev dhe Nuhi.
Në seancën e sotme mbrojtja kërkoi nga gjykata ta heqë paraburgimin për të akuzuarit, ish-drejtorët Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, duke ofruar garancë pronësore. Sipas mbrojtjes së Nehad Nuhi, avokatja Anita Begova, paraburgimi nëntëmujor tashmë paraqet dënim para aktvendimit dhe pamundëson mbrojtjen efektive.
Si shkak ajo theksoi se në INP "Burgu Shkup" është e pamundur të futen kompjuterë dhe mjete për përgatitje të mbrojtjes, ndërsa vizitat janë të kufizuara në kohë, përkatësisht kanë të drejtë vizite njëherë në javë me kohëzgjatje prej një ore.
Mbrojtësi i Vasevit, avokati Deljo Kadiev, e mbështeti propozimin duke cekur se është "e pamundur të ndërtohet mbrojtja me një klient që ndodhet në paraburgim" për shkak të, siç tha, kufizimeve në INP "Burgu Shkup".
Kadiev theksoi se dëshmitë verbale pothuajse janë nxjerrë dhe se mbeten ato materiale, ndaj të cilave, siç tha, nuk mund të ndikohet. Sipas praktikës së Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, Kadiev shtoi se shkaqet për paraburgim vazhdimisht duhet të rishqyrtohen, duke cekur se për dy të akuzuarit "nuk mund të flitet për rrezik nga ikja".
Në propizimin për heqje të masës së paraburgimit, u paralajmërua se gjykata dhe Prokuroria do të deklarohen në seancën e ardhshme të caktuar për më 17 shkurt 2026 për kur është paralajmëruar prania e përfaqësuesit nga Enti shtetëror për revizion. ab/
Foto: МIА arkivi