Qeveria do t'ia paraqesë pesë kandidatët për prokuror publik Këshillit të Prokurorëve Publikë
- Në seancën e sotme, Qeveria miratoi një konkluzion në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe, në përputhje me dispozitat ligjore, do t'ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë, informoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.
Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Në seancën e sotme, Qeveria miratoi një konkluzion në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe, në përputhje me dispozitat ligjore, do t'ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë, informoi sot në një konferencë për shtyp zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva.
Duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari, Miteva sqaroi se Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e shpalljes për prokurorë publik.
"Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e konkursit për prokuror publik. I paraqiti pesë kandidatët, të njohur mirë për publikun. Qeveria miratoi një konkluzion në përputhje me dispozitat ligjore që i ka në dispozicion, t'ia paraqesë ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili ka një afat prej 15 ditësh për t'iu përgjigjur Qeverisë, përkatësisht për të dërguar një mendim", tha Miteva.
Sipas saj, pas përfundimit të të gjitha procedurave formale ligjore, ajo do t'i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë në ditët në vijim.
Shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i zbuloi emrat e kandidatëve, por siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d. prokurorja publike shtetërore Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Në vend të Ljupço Kocevskit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, u emërua prokurorja Topolova-Isajlovska si u.d. prokurore publike shtetërore, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhjen e një prokurori të ri publik të shtetit filloi me shpalljen e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikime prej 15 ditësh nga data e publikimit në "Gazetën Zyrtare". Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale. sa/
Foto: Printskrin