• четврток, 09 април 2026

Prezantim i rezultateve, investimeve dhe qasjeve bashkëkohore në trajtimin e pacientëve onkologjikë

Prezantim i rezultateve, investimeve dhe qasjeve bashkëkohore në trajtimin e pacientëve onkologjikë

Shkup, 4 prill 2026 (MIA) – Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor (FSSH) sot do t’i prezantojnë rezultatet, investimet dhe qasjet bashkëkohore në trajtimin e pacientëve onkologjikë. 

Prezantimin do ta mbajnë drejtoi i Klinikës, prof.dr. Igor Stojkovski dhe drejtori i përgjithshëm i FSSH, Sasho Klekovski. 

Fondi dhe Klinika informojnë se do të prezantohen rezultatet dhe analizat, duke përfshirë rishikim të incidencës, prevalencës, investimeve dhe rezultateve të arritura në trajtimin e kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive dhe melanomës, aspektet financiare që lidhen me rishikimin e financimit të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji për vitin 2026 dhe futjen e metodave të reja që përfshijnë zbatimin e stereotaksisë - teknikë moderne dhe shumë precize për trajtimin e lezioneve specifike të trurit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан