• сабота, 09 ноември 2024

Plagoset një 19-vjeçar gjatë të shtënave mbrëmë në Çair

Plagoset një 19-vjeçar gjatë të shtënave mbrëmë në Çair

Shkup, 6 tetor 2024 (MIA) - A.B. (19) nga Shkupi, është personi i cili mbrëmë u plagos nga arma e zjarrit në rrugën "Cvetan Dimov" në Çair, pasi që ndaj tij i qëllua nga një person që kishte dalë nga automjeti.

"Është konstatuar se personi i plagosur është A.B. (19) nga Shkupi, i cili në bisedë zyrtare me nëpunësit policorë sqaroi se derisa ka lëvizur në këmbë në rrugën 'Cvetan Dimov', nga automjeti ka dalë B.B. dhe ka shtënë drejt tij disa herë me pistoletë. Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit", kumtoi sot MPB.

Mbrëmë MPB informoi se rreth orës 20:20 në SPB Shkup ka pasur paraqitje se në rr. "Cvetan Dimov" në Shkup është një person i plagosur nga armë zjarri, i cili është dërguar në SPQ "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup për ofrim të ndihmës mjekësore. Sipas paraqitjes, ndaj të plagosurit është shtënë nga automjeti "pasat". ab/

foto: МIА arkivi

 

 

 

 

Остани поврзан