• сабота, 09 ноември 2024

PE fillon kontrollin për konfliktin e interesave të komisionerëve evropianë

PE fillon kontrollin për konfliktin e interesave të komisionerëve evropianë

Bruksel, 3 tetor 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian publiki se fillon kontrollin për konfliktin e interesave të komisionerëve të rinj të propozuar evropian. Hetimi do të kryhet nga komisioni parlamentar i çështjeve ligjore dhe pritet të përfundojë brenda datës 18 tetor.

 PE thekson se kontrollet bëhen në takime të mbyllura dhe rezultatet do të shpallen pas përfundimit të kontrollit për të gjithë kandidatët. Deklaratat e kandidatëve për interesat e tyre do të publikohen pas përfundimit të kontrollit dhe para fillimit të seancave dëgjimore në komisionet parlamentare. Kandidatët duhet të deklarojnë nëse janë në konflikt interesi në lidhje me detyrat e ardhshme në Komisionin Evropian.

PE dje paralajmëroi seseancat dëgjimore të kandidatëve do të mbahen nga data 4 deri më 12 nëntor. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан