• петок, 08 ноември 2024

Opozita shqiptare përsëri shkaktoi tensione para Parlamentit shqiptar

Opozita shqiptare përsëri shkaktoi tensione para Parlamentit shqiptar

Tiranë, 3 tetor 2024 (MIA) – Deputetët demokratë të opozitës shqiptare edhe sot shkaktuan situatë të tensionuar, këtë herë para ndërtesës së Kuvendit, pasi deputetëve të përjashtuar, për shkak të dhunës së të hënës, nuk u ishte lejuar hyrja në objekt. 

Dyzetë e katër deputetët e përjashtuar nga opozita, mbërritën para Kuvendit një orë para fillimit të seancës plenare, bënë përpjekje që të hyjnë, por ishin penguar nga pjesëtarët e gardës kombëtare dhe pasi iu bashkëngjitën edhe bashkë partiakët e tjerë u përleshën me gardistët, të cilët megjithatë nuk lejuan hyrje. 

Edhe krahas sulmeve verbale drejt tyre, deputetët e shumicës qeveritare hynë në sallën e kuvendit dhe e mbajtën seancën. Në sallë të pranishëm ishin 71 deputetë, ndërsa karriget, tani të rinovuara, për opozitën mbetën të zbrazëta. 

Pas tensioneve dhe përleshjeve me gardën dhe shumicën, opozita vendosi kukulla me imazhet e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj. 

Deputeti Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike ish ministër i Punëve të Brendshme, kukullat i mbushi me benzinë dhe i dogji, njëjtë siç ndodhi me karriget e deputetëve të hënën. Deklaroi se këtë e bëjnë si “gjest të mosbindjes qytetare”.

“E bëmë këtë gjest të mosbindjes qytetare, pastaj do të jemi gjatë gjithë kohës në veprim. I falënderoj mediat që e mbuluan këtë aksion të opozitës si një nga format e luftës për demokraci në këtë vend”, tha Noka.

Përndryshe, dje vonë pasdite Sekretariati për Etikë pranë Parlamentit shqiptar mori vendim, me të cilin, deputetët të cilët shkaktuan kaos në sallë dhe dogjën karrige para ndërtesës së kuvendit, i përjashtoi nga puna nga 10 ditë deri në dy muaj. 

Duke filluar prej sot dy muaj janë dënuar Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimi është 10 ditë, përderisa 20 të tjerë janë përjashtuar 40 ditë. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Partisë Demokratike

Остани поврзан