• сабота, 05 октомври 2024

Numri i viktimave nga uragani "Helena" në SHBA arrin në 215

Numri i viktimave nga uragani

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga uragani "Helena" në pjesën juglindore të SHBA-së ka arrit të paktën në 215 persona.

Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarë, të cilët ballafaqohen me pengesa në çdo hap në pyjet e largëta të shtetit federal amerikanë të Karolinës së Veriut, po lundrojnë në lumenj të përmbytur me kano dhe po përdorin kuajt për të ecur në përpjekje për të arritur më shpejt tek njerëzit të cilët janë bllokuar.

Një javë pasi stuhia goditi për herë të parë bregun e Gjirit të Floridës, vazhdon kërkimi për personat të cilët ende nuk janë gjetur në zonat ku shërbimi telefonik dhe energjia elektrike është ndërprerë. Apelet për ndihmë vijnë nga banorët vendas të cilëve u mungojnë ilaçet ose kanë nevojë për karburant për gjeneratorët e tyre.

Nuk dihet ende se sa persona janë të zhdukur. Rreth gjysma e viktimave kanë qenë në shtetin e Karolinës së Veriut, ndërsa dhjetëra të tjerë ndërruan jetë në shtetet e Karolinës së Jugut dhe Xhorxhisë.

Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë deklaroi se lëshimi i një pakoje shtesë ndihmë për njerëzit e prekur nga uragani "Helena" nuk mund të presë deri në zgjedhjet e 5 nëntorit.

"Njerëzit kanë nevojë për ndihmë tani", tha Bajdeni.

Kongresi amerikan nuk do të mblidhet përsëri përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. rq/

Foto: EPA

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан