• вторник, 20 јануари 2026

Njëzetë e katër vjeçari Darko Mitroviq e kapi kryqin në Shkup

Njëzetë e katër vjeçari Darko Mitroviq e kapi kryqin në Shkup

Shkup, 19 janar 2026 (MIA) - Darko Mitroviç, njëzet e katër vjeç nga komuna Qendër, i lindur më 3 korrik 2001, ishte sot më me fat dhe nxori kryqin e shenjtë dhe jetëdhënës nga ujërat e Vardarit në kuadër të manifestimit qendror me rastin e festës së Epifanisë në Shkup, i cili u mbajt në urën "Sloboda" në afërsi të hotelit "Holidej In".

Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan para fillimit të hedhjes së kryqit në Vardar theksoi se Epifania është festë e rimëkëmbjes, e mundësisë për njohjen me Zotin. 

 “Siç thotë Shën Klimenti i Ohrit, ne kemi nevojë të dëgjojmë zërin e Krishtit, të pendohemi, duke u ndriçuar me përulësi, duke lulëzuar me dashuri vëllazërore, duke iu afruar Zotit me mikpritje, duke u ngjitur në qiell me agjërim dhe duke u bërë bij të Zotit me lëmoshë”, tha z.z. Stefan. fc/

Foto dhe video: MIA

 

Остани поврзан