• среда, 21 јануари 2026

Përfundoi intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi

Përfundoi intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot i dëgjoi të gjithë kandidatët për anëtarë të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. U intervistuan 14 kandidatë të cilët i përmbushën kushtet. Shumica e tyre janë me fakultet të kryer juridik, përvojë në jurisprudencë dhe në fushën e të drejtavetë njeriut, ndërsa ka të tillë që tashmë punojnë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi.

Disa prej tyre konsiderojnë se Komisioni duhet të jetë më i dukshëm dhe për të të dinë sa më shumë qytetarë, kështu që, siç cekën, do të angazhohen për prezantimin e tij më të madh medial. Mes kandidatëve të cilët angazhohen për diçka të tillë janë Usein Elezovski dhe natasha Amdiju. Elezovski tha se është i pakënaqur nga puna e deritanishme e Komisionit dhe se ai duhet të bëhet më i dukshëm për qytetarët. Për atë qëllim, rekomandimi i tij është promovimi medial i Komisionit dhe bashkëpunimi me qendrat rajonale në kontekst të lehtësimit të komunikimit me qytetarët më pak të arsimuar.

Disa nga kandidatët konsiderojnë se duhet të përforcohet edhe roli parandalues i Komisionit. E mendimit të tillë janë Natasha Amdiju dhe Irfan Limani.

Kandidatët në prezantimet e veza cekën se do të punojnë në mënyrë ta paanshme dhe të drejtë dhe se do tël angazhohen për përforcim të besimit të qytetarëve në këtë Komision. Në prëgjithësi, të gjithë në paraqitjet e tyre ishin të mendimit se me përvojën personale që e kanë, do të punojnë në uljen e diskriminimit dhe se Komisioni ka rol të rëndësishëm në këtë fushë.

Disa nga kandidatët si Daniella Stojanovska Xhingovska konkurrojnë për herë të dytë dhe shpresojnë se do të zgjedhen. Ajo paralajmëroi se do të angazhohet për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, për gratë, personat me pengesa dhe për pjesëtarët e bashkësive më të vogla etnike dhe se so të përpiqet të ketë sa më paj parashtresa nga këto kategori të qytetarëve.

Në mesin e kandidatëve ka edhe të tillë që kërkojnë mandat të dytë si Limko Bejzaroski, i cili tha se ka vendosur të kandidojë për mandat të ri për shkak të, siç tha, rezultatit që e ka treguar në mandatin e deritanishëm pesëvjeçar. Edhe kandidati Kire Vasilev, i cili tashmë ishte anëtar dhe kryetar i Komisionit, theksoi se nëse zgjidhet, do të angazhohet për rol më aktiv të KPMD-së, ndërsa mes kandidatëve të cilët kanë përvojë pune në Komision është edhe Goran Neshevski.

Elita Shuki, e cila përvojë shumëvjeçare në komisionin shtetëror për furnizime publike, tha se përvoja e saj profesionale është e lidhur me diskriminimin dhe se me diskriminim në furnizimet publike është prëballur në të gjitha pjesët e procedurës.

Kandidatët për anëtarë të këtij Komisioni pas prezantimit, u përgjigjen pyetjeve të deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare. U intervistuan edhe Meri Ivanovska, Zhaklina Damçeska, Shemsi Sallai, Mile Stojanovski, Nemime Jashari Luma dhe Xhohan Ahmed.

Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Gjatë zgjedhjes së përbërjes së parë të Komisionit në përputhje me këtë ligj, katër anëtarë zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, ndërsa tre anëtarë për mandat prej tre vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur për mandat prej pesë vitesh, Komisioni zgjedh kryetar për mandat prej një viti, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Për anëtar të Komisionit mund të zgjidhet person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë 240 kredi sipas EKTS-së ose shkallën VII/1 të arsimit dhe të ketë minimum shtatë vjet përvojë pune nga sfera e të drejtave të njeriut prej të cilave pesë vjet në sferën e barazisë dhe mos diskriminimit; në momentin e zgjedhjes me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i shqiptohet dënim me burg prej mbi gjashtë muaj ose ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe të mos jetë bartës i ndonjë funksioni në parti politike. ab/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан