• сабота, 09 ноември 2024

Nikolloski për takimin Mickoski - Makron: Presidenti francez është lider i pakontestuar i Evropës, ndërsa takimi flet edhe për autoritetin personal të kryeministrit

Nikolloski për takimin Mickoski - Makron: Presidenti francez është lider i pakontestuar i Evropës, ndërsa takimi flet edhe për autoritetin personal të kryeministrit

Shkup, 8 nënpr 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dje në Budapest në samitin e Bashkësisë politike evropiane kishte takim shumë të rëndësishme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili për momentin praktikisht bëhet lider i Evropës, duke pasur parasysh se Qeveria në Gjermani është para rrëzimit dhe se është e sigurt se jo më vonë se në mars të vitit 2025, atje do të ketë zgjedhje, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

"Makron për momentin është lideri i Evropës, polirikani, i cili ka mbështetje më të lartë dhe mandat më stabil në kuadër të BE-së, nga të gjitha vendet mëdha anëtare dhe në konferencën e cila zgjat vetëm një ditë, të ndajë kaq kohë dhe të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, mendoj se flet shumë edhe për autoritetin personal që e ka kryeministri Mickoski dhe për prestigjin e që e gëzon Maqedonia", vlerësoi Nikolloski.

Ai tha se nuk ka informacione nëse në samitin në Budapest ka pasur takim të kryeministrit Mickoski me presidentin bullgar Rumen Radev.

Mickoski dje në margjinat e samitit të Bashkësisë politike evropiane në Budapest pati një takim me kreun e shtetit francez, Makron. Mickoski njoftoi pas takimit se ai dhe Maron kanë biseduar hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Mickoski ndër të tjera informoi se ka mbajtur një sërë takimesh bilaterale, ku ka prezantuar argumentet tona, si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, siç tha ai, çfarë është e rëndësishme, qëllimet tona ekonomike, si planifikojmë ta zhvillojmë Maqedoninë tonë, por në të njëjtën kohë ne paraqesim pikëpamjet dhe argumentet tona për rrugën tonë të integrimit evropian. mb/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан