Në ditën e sotme
- 2 tetor 2024 (MIA)
2 tetor 2024 (MIA)
1608. - Hans Lipershei nga Mikdelburgu demostron teleskopin e parë.
1187. - Komandanti arab dhe sulltani egjiptian Saladin e ka ndërmarr Jerusalemnin nga kristianët, me çka në vitin 1189 e shkatoi Luftën e tretë kryqëzuese.
1754. - Përfundoi mbishkrimi mbi portën e Manastirit të Shën Marenës, në fshatin Llëngë, në Mokër të Pogradecit. Kjo kryeveper e artit tonë mesjetar u realizua me ndihmën e të gjithë të krishterëve, esnafëve dhe mjeshtrave të qytetit.
1836. - Mbas pesë vjet eksplorime në oqeanet e jugut, Çarls Darvini kthehet në Falmuth të Anglisë në bordin e anijes Bigell.
1847. - Lindi Paul fon Hendenburg, ushtarak dhe politikan gjerman. Si Feldmarshall, ai udhëhoqi forcat tokësore gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe ishte president i Gjermanisë në vitet 1925-'34.
1851. - Lindi marshalli francez Ferdinand Foch. Në Luftën e Parë Botërore komandoi me betejat kyçe kundër gjermanëve në frontin perëndimor. Nën komandën e tij, në afërsi të Parisit, Gjermania më 11 nëntor të vitit 1918 nënshkroi kapitulim, me çfarë përfundoi lufta.
1852. - Lindi ser William Ramsei, kimist skocez që zbuloi gazet Helium, Ksenon, Neon, Argon, Radon dhe Kripton.
1869. - Lindi Mahatma Gandi, i konsideruar si "Babai" i Indisë. Ai udhëhoqi lëvizjen nacionaliste kundër sundimit britanik.
1870. - Me anë të një plebishiti, shteti i Papës voton për bashkimin me Italinë. Kryeqyteti i vendit kalon nga Firence për në Romë.
1887. - Françesko Krispi, kryeminister italian me origjinë arbëreshe, në bisede me kancelarin gjerman Oto Bismark, diskuton për pavarësinë e Shqipërisë sikurse ishte bërë me Rumaninë dhe Bullgarinë.
1890. - Lindi Julias Henri Marks ose Gruço Marks, një nga vëllezërit të njohur Marks. Ai së bashku me vëllain e tij, interpretuan në një seri filmash, ku përfshihen "Netë në opera" dhe "Nje ditë në gara".
1904. - Lindi Graham Grin, dramaturg dhe romancier britanik i njohur për veprat "Njeriu ynë Harana", "Konsulli i nderuar" dhe "Njeriu i tretë".
1914. - Esat Pashë Toptani u shpall kryetar i qeverisë së përkohshme të Durrësit dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
1935. - Forcat italiane pushtojnë Abisininë. Mbas humbjes së Italisë në vitin 1896 në Adua, Musolini kërkoi hakmarrje dhe kishte ambicie imperialiste në Afrikë. Pushtimi i Italisë zgjati deri në vitin 1941.
1944. - Kryengritja e Varshavës përfundon kur kryengritës të paktë të mbijetuar polakë u dorëzohen forcave gjermane.
1958. - Republika e Guinesë në Afrikën Perëndimore arrin pavarësinë nga Franca.
1973. - Vdiq Paaro Nurmi, atlet finalandez i distancave të gjata, i cili dominoi sportin në vitet '20-të.
1979. - Nënë Tereza u nderua me çmimin NOBEL për paqe. Atje deklaroi se nga gjaku është shqiptare, ndërsa si njeri i përket gjithë botës.
1985. - Vdiq nga SIDA Rok Hadson, yll i kinemasë amerikane i njohur për rolet e tij në filmat "Gjigand", "Bisedë jastëku", në të cilin interpretoi me yllin Doris Dej.
1990. - 127 persona mbetën të vdekur gjatë përplasjes së një aeroplani kinez të rrëmbyer, i cili u përplas mbi aeroplanë të tjerë në aeroportin e Kantonit. Incidenti ndodhi për shkak të një shpërthimi në bord.
1996. - Ish- kryeministri bullgar, Andrei Lukanov, vritet në shtëpinë e tij në Sofje nga një vrasës me pagesë.
1999. - Ndërroi jetë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, studiuesi i historisë profetike Sheh Albani. Ai u lind në Shkodër në vitin 1914. Prej famës dhe dijeve shkencore, Sheh Albani në Arabinë Saudite u bë për tre vjet lektor në Universitetin Islamik të Medines. Sheh Albani jetoi në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe.
2002. - Vdiq në moshën 94 vjeçare padroni amerikan i shtypit, diplomat, filantrop, miliarder dhe koleksionues arti, Walter Annenberg.
2006. - Lëshohet me sukses në tokë turistja e parë kozmike Anusha Ansari.